Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokument/Komuna kishte mundësi ligjore të anulonte tenderin për ndërtimin e rrugës prej 394 metra që i kushton 892 mijë euro, por Hamza e nënshkroi

24/02/2023 - 21:20
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar dje se si kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 892 mijë euro për asfaltimin e rrugës “Lah Nimani”, e cila është në gjatësi prej vetëm 394 metra. Po ashtu në shkrimin e Veriu.info pasqyrohej fakti se si pozicionet e kësaj kontrate për matjet gjeodezike të kësaj rruge do t’i kushtonin komunës 92 mijë euro, çmim ky astronomik duke pasur parasysh faktin se çmimi real i tregut për matjen e 1 km rrugë lokale sillet rreth 2 mijë euro.

Një tentativë për të demantuar lajmin e bëri sot komuna e Mitrovicës përmes një reagimi (lexo KËTU) në faqen e saj, po që me asnjë pjesë të shkrimit nuk dëshmonte fakte ndryshe prej atyre të paraqitura nga Veriu.info, por vetëm sa e konfirmonte çmimin e nënshkrimit të kontratës për të cilin kishim raportuar.

Ndër të tjera,Veriu.info kishte raportuar se në tenderin e shpallur nga komuna e Mitrovicës për ndërtimin e rrugës “Lah Nimani” çmimi i parashikuar ishte 600 mijë euro, të cilin e kishte kalkuluar komuna si vlerë reale me rastin e shpalljes së tenderit. Mirëpo, komuna e shpalli fitues dhe Bedri Hamza e nënshkroi kontratën me me Grupin e operatorëve ekonomik: Bujar Shabani B.I., Kosova asfalt Sh.P.K., EL-BAU Sh.P.K., Urban O.P., ku oferta e tyre ishte 892,453,40 euro, shumë të cilën do ta paguajë komuna me rastin e ndërtimit të kësaj rruge.

Në reagimin e sotëm të komunës ndër të tjera thuhet: “Qytetarët e Mitrovicës i njoftojmë që të gjitha procedurat e prokurimit kanë qenë të hapura, transparente dhe janë publikuar në mënyrë elektronike, me datën  29.06.2022, me numër të Prokurimit: 642 – 22 – 6315 – 5-1-1 dhe janë respektuar me përpikëri të gjitha procedurat e LPP-së dhe gjithashtu janë respektuar rekomandimet të cilat i ka parashtruar Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Autoriteti Kontraktues ka bërë përmirësimet e duhura sipas këtyre rekomandimeve”. Pra, thuhet se janë respektuar në përpikmëri gjitha procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, e që në asnjë pjesë të artikullit të shkrimit të djeshëm Veriu.info nuk kishte thënë se nuk janë respektuar këto dispozita. (Për të lexuar reagimin e plotë të komunës klikoni KËTU)

Mirëpo, problemi qëndron te fakti se komuna e Mitrovicës ka pasur mundësi ligjore të anulojë tenderin, në të cilin gjithë operatorët ekonomik kishin ofertuar me çmime qindra-mijëra euro më të larta se vlera reale e parashikuar nga komuna e Mitrovicës, e që ishte 600 mijë euro.

Pra, edhe pse komuna me mekanizmat e vet kishte parashikuar se ndërtimi i kësaj rruge prej 394 metrash do të kushtojë 600 mijë, nuk ka aplikuar mundësitë që i jep Rregullorja Nr.001/2022 për Prokurim Publik, e cila është nxjerrë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Veriu.info ka zbuluar se Neni  43.7 Rregullores Nr.001/2022 për Prokurim Publik (shkarko rregulloren e plotë KËTU), i mundësonte komunës së udhëhequr nga Bedri Hamza të anulonte tenderin, për arsye se gjithë operatorët e përgjegjshëm ekonomik me ofertat e tyre e tejkalojnë buxhetin e parashikuar të AK (lexo: Autoritetit Kontraktues, në rastin konkret komunës së Mitrovicës), ku në këtë nen thuhet decidivisht:

43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:
a. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK.

Më gjithë këtë dispozitë ligjore të favorshme për komunën e Mitrovicës për rastin në fjalë, kryetari Bedri Hamza kishte zgjedhur të nënshkruaj kontratën me vlerë prej 892 mijë euro, që është 48% vlerë më e madhe se sa çmimi i parashikuar nga komuna, duke ia rritur komunës prej 292 mijë euro koston e ndërtimit të rrugës në raport me çmimin e kalkuluar me rastin e shpalljes së tenderit.

Ndryshe, komuna e Mitrovicës u ka dhënë këtë tenderë për ndërtimin e rrugës dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim, Bujar Shabanit e Fatlum Pirevës. Bujar Shabani, pronari i “Kosova Asfalt” akuzohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik. Shabani i cili njëherit është edhe shok i afërt me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hyseni Durmishi do të përballët me gjykatën. Ai rrezikon të dënohet deri në pesë vite për mashtrimet me procedurat tenderuese. Ndërsa, pronari i “El Bau Sh.P.K”, Fatlum Pireva ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan për veprën penale mashtrim. Fatlum Pireva së bashku me Suad Pirevën dhe Muhadin Zukën dyshohet si i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit. Detajet i gjeni në shkrimin e mëposhtëm.

Në linqet e publikuara më poshtë gjeni shkrimet e publikuara nga Veriu.info për këtë rast, në të cilat gjendet edhe reagimi i komunës:

Skandal: Komuna e Mitrovicës lidh kontratë 48% më të shtrenjt se çmimi i parashikuar, vetëm matja gjeodezike për 394 metra rrugë do të kushtoj 92 mijë euro

Komuna e Mitrovicës i jep tender dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim, 892 mijë euro për 394 metra rrugë – 92 mijë euro vlera e matjes gjeodezike

Reagon komuna e Mitrovicës: Nuk e mohon se Bedri Hamza nënshkruajti kontratë 892 mijë euro për asfaltimin e rrugës prej 394 metra, ku vetëm matja gjeodezike e saj kushton 92 mijë euro

JU REKOMANDOJMË

32 punëtorë të angazhuar pa procedura ligjore, Auditimi gjen shkelje në Komunën e Kamenicës

32 punëtorë të angazhuar pa procedura ligjore, Auditimi gjen shkelje në Komunën e Kamenicës
27/06/2026 - 17:29

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Kamenicës ka angazhuar 32 punëtorë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, pa respektuar procedurat e kërkuara me ligj,...

Më shumëDetails

Humolli pas deklaratës së Gjinit: ‘Edhe unë i pata disa kushte kur hyra në listën e LVV-së për deputet, asnjëra nuk u realizu!

Humolli pas deklaratës së Gjinit: ‘Edhe unë i pata disa kushte kur hyra në listën e LVV-së për deputet, asnjëra nuk u realizu!
27/06/2026 - 17:23

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë...

Më shumëDetails

Gjetjet e Auditorit në ministrinë e Sveçlës, Ramadani: Është bërë krim mbi buxhetin, do ta çojë në Prokurori

Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!
27/06/2026 - 17:12

Burim Ramadani, i cili në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet, ka publikuar gjetjet e auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal...

Më shumëDetails

Pas një operacioni të suksesshëm policor të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle, arrestohet një i dyshuar, i kërkuar përmes INTERPOL-it

Pas një operacioni të suksesshëm policor të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle, arrestohet një i dyshuar, i kërkuar përmes INTERPOL-it
27/06/2026 - 17:02

Është zhvilluar me sukses operacioni policor në bashkëpunim me autoritetet spanjolle për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari, i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprën penale ‘rrëmbim i...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami për gazin LNG: Kur i refuzon rresht projektet strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës

Hykmete Bajrami për gazin LNG: Kur i refuzon rresht projektet strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës
27/06/2026 - 16:35

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket gazit amerikan dhe pasojat që ka Kosova nga refuzimi i këtij projekti...

Më shumëDetails

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik, Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik, Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot
27/06/2026 - 16:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dhe publike të vendit, duke deklaruar se ajo është rikthyer me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë