Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

10/08/2026 - 19:08
në Lajme
A A
Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Bedri Hamza është deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sipas tij nuk ka qëllim që vendit t’i japë institucione, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se a ka pranuar ftesë për takim nga kreu i LVV, Albin Kurti, Hamza tha se nuk ka pranuar, duke thënë së s’ka pse të ketë ftesë, pasi që si parti e kanë dhënë qëndrimin e tyre.

“Jo, s’kam pranuar ftesë, edhe për çka ftesë? Për çka me folë? Ne kemi bërë qëndrimin tonë të qartë, domethënë nuk ka qëndrim serioz, nuk ka qëndrim edhe nuk ka qëllim me i dhënë vendit institucione. Nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë, që kërkon që brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezulatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk jep emër, nuk e respekton Kushtetutën. Është situatë më shumë se serioze, nuk respektohet Kushtetuta e vendit, suspendohet akti më i lartë juridik, nuk respektohet demokracia. Futet vendi në një teren të panjohur në të kaluarën. Ne si Parti Demokratike e Kosovës jemi duke e diskutuar situatën, jemi duke i marrë veprimet e nevojshme. Veprimet do të jenë edhe ligjore, edhe kushtetuese, edhe demokratike në mbrojtje të rendit kushtetues dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë, kjo s’është dashur me ndodhë as tash. Asnjë arsye nuk ka, asnjë pengesë nuk e ka që me bërë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, mirëpo këto janë puro kalkulime të tij politike në dëm të shtetit të Kosovës, në dëm të demokracisë, në mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Hamza.

I pyetur se a do marrin pjesë nëse thirret seanca konstituive ditëve në vazhdim, Hamza tha se veprojnë sipas interesave të vendit, duke theksuar gjuajtjen me vezë si mbrojtje të Republikës së Kosovës.

“Ne jemi deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne veprojmë në përputhje me interesat e Republikës së Kosovës. Interesante është që këta kur gjuajnë me vezë, kur e gjuajnë me gurë, kur bëjnë ngjarje, janë në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Po në të njëjtën kohë kur këta i gjuan dikush me vezë, prapë janë në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Andaj, kjo është një situatë shumë serioze, jemi duke e trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne jemi shumë të kujdesshëm, normalisht edhe të përgjegjshëm për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit kushtetues dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”, përfundoi Hamza./EO

JU REKOMANDOJMË

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?
25/09/2026 - 08:10

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë përdorur tone të ngrohta gjatë vizitës së liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar nevojën për...

Më shumëDetails

Edi Rama goditet me vezë në ShBA

Edi Rama goditet me vezë në ShBA
25/09/2026 - 08:06

Kryeministri Edi Rama është përballur me aktivistët edhe në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pranë tij ishte edhe bashkëshortja, Linda Rama si...

Më shumëDetails

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë
24/09/2026 - 23:38

Gazetari Gazmend Morina duke folur në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjska ka deklaruar se sipas informatava që kanë qarkulluar edhe nga terreni, terroristët serbë kanë qenë të...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
24/09/2026 - 22:59

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të...

Më shumëDetails

Kurti dhe Gërvalla në stadium për ndeshjen Kosovë-Irlandë

Kurti dhe Gërvalla në stadium për ndeshjen Kosovë-Irlandë
24/09/2026 - 22:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë janë të pranishëm sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata po e ndjekin nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës,...

Më shumëDetails

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin
24/09/2026 - 22:40

Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endrit Thaçi flet për bisedën me Thaçin Sonte në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë