
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ka thënë se ky qytet është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore, shkruan VeriuInfo.
“Qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht ngjarjet e tilla, të cilat promovojnë talente të reja dhe i japin një imazh tjetër Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Hamza.
Postimi i plotë:
Mitrovica është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore. Mbrëmë ka nisur “Mitrovica International Jazz Days”, që edhe sot e nesër sjell në qytetin tonë personalitete të shquara, ambasadorë e dashamirë të artit dhe kulturës.
Qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht ngjarjet e tilla, të cilat promovojnë talente të reja dhe i japin një imazh tjetër Mitrovicës.
E uroj edhe Rona Nishliun për përzgjedhjen e qëlluar të programit dhe performuesve.
Me punë të pandalshme, me fuqinë e artit, kulturës e sportit, ne e kemi ndërtuar identitetin dhe kulturën e mirëkuptimit!











