Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përuruar “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë të Mitrovicës, duke thënë se po realizuar një premtim të tij.
Hamza thotë se ky është një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Bedri Hamza:
Edhe një premtim i mbajtur!
Sot përuruam “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri.
Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në “Ballkonin Panoramik.” Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës.
#MaMirë për natyrën dhe shëndetin!














