Bedri Hamza ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputet nga PDK-ja.
Kreu i PDK-së ka thënë se kjo listë është gjithëpërfshirëse me profesionistë të shumtë dhe me 50 kandidatë të rinj.
Postimi i tij:
Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.
Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror.
Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara! #PDK130















