Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Uk Lushi: Gjermania dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të UÇK-së

22/03/2026 - 18:15
në Lajme
A A
Uk Lushi: Gjermania dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i UÇK-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, dhe Gjermanias, duke i akuzuar për qëndrime negative ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi publik, Lushi ka pretenduar se Gjermania synon “me çdo kusht dhe me çdo mjet” dënimin e liderëve të UÇK-së, përfshirë edhe Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu ka theksuar se Gjermania ka qenë ndër faktorët kryesorë që, sipas tij, kanë tentuar të barazojnë krimet e shqiptarëve me ato të Serbias, duke e cilësuar këtë si qasje të padrejtë ndaj historisë së luftës në Kosovë.

Në reagimin e tij, Lushi ka kritikuar edhe politikanët vendorë për, siç thotë ai, mbështetje të tepruar ndaj faktorëve ndërkombëtarë, duke shtuar se shtetet e huaja përfaqësojnë kryesisht interesat e tyre.

Postimi i tij përmban edhe kritika më të gjera ndaj rolit të Gjermanisë në Ballkan, duke e lidhur atë me interesa ekonomike dhe demografike, si dhe me ndikimin në zhvillimet politike në rajon.

Postimi i tij i plotë:

Pse po çuditeni?!

Ambasadori aktual i Gjermanisë Rainer Rudolph dhe Gjermania i duan Hashim Thaçin dhe liderët e UÇK-së në burg me çdo kusht dhe me çdo mjet.

Gjermania ka qenë ndër faktorët kryesorë të tentim barazimit të gjoja krimeve shqiptare me krimet e Serbisë.

Gjermania për interesa puro të saja kryesisht ekonomike dhe fuqi punëtore dhe demografike të lirë dhe të re e ka bërë krejt Ballkanin teatër absurd politik me Kleinstaaterei e fragmentizime që nuk sjellin zhvillim ekonomik kurrë.

Mirëpo faleminderit Zotit që mbi Gjermaninë ka një fuqi si ShBA dhe as Rudolph dhe as Gjermania nuk do të kenë kënaqësinë të shohin George Washingtonin e Kosovës me shokë në burg të përjetshëm.

Dua t’i rikujtoj disa proponentë të PDK-së se ka kohë që u kam thënë mos u vuzhvolloni si tepër me të huaj dhe ambasadorë të huaj sepse ata përfaqësojnë interesat e veta e jo të Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ua rrasin si kujtojnë shumë shqiptarë naivë as Kosovës dhe as juve.

Rainer Rudolph le të na shpjegojë pse Gjermania u bashkua si komb e kombet tjera të ndara nuk u deshka të bëjnë si gjermanët e Rainerit.

Prandaj:

Halt die Klappe, Rainer!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë