
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Agro-Florentina në Skenderaj, e cila merret me grumbullimin dhe përpunimin e kërpudhave, frutave të malit dhe bimëve aromatike.
Hamza ka thënë se sektorin privat do ta mbështesin pa asnjë rezervë.
“Por, pa asnjë rezervë, presim prej tyre t’i mbështesin edhe punëtorët, me kushte e paga më të dinjitetshme”, ka shkruar Hamza










