
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë një vizite në Kovragë të Istogut, ka nënvizuar rëndësinë e bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është zotuar për mbështetje të vazhdueshme për bujqit e Kosovës.
Ai theksoi se programi i tij qeverisës përfshin grante investive, subvencione dhe përmirësim të qasjes në financa për të gjithë bujqit, raporton Veriu.info.
“Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre” shtoi Hamza.
Postimi i plotë:












