Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hapat pas certifikimit, paralajmërohet bllokadë politike në Kosovë

28/03/2025 - 09:08
në Kryesore, Lajme
A A
Hapat pas certifikimit, paralajmërohet bllokadë politike në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kosova kalon në fazën e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja.

Ky moment shënon fillimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e deputetëve të zgjedhur.

Sipas ligjit, pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i Kosovës do të thirret për seancën e parë konstituive, e cila do të mundësojë zgjedhjen e organeve të tij dhe emërimin e kryetarit të kuvendit. Deputetët e zgjedhur do të japin betimin për të filluar mandatet e tyre dhe për të siguruar legjitimitetin e institucioneve të reja të Kosovës.

Për këtë proces, ekzistojnë afatet ligjore dhe pritet që të ndodhin zhvillime interesante për formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Por megjithatë, ka nga ata që paralajmërojnë edhe zgjatje të kohës së formimit të qeverisë.

Çka ndodh tashti pas certefikimit të rezultateve nga KQZ-ja?

-Faza e afateve ligjore për formimin e institucioneve

Nga ky moment, Kosova kalon në fazën e afateve ligjore që përcaktojnë procesin e krijimit të institucioneve të reja, duke filluar me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ky është një moment historik për vendin, pasi do të sigurohet kalimi i pushtetit në mënyrë paqësore dhe të ligjshme, si edhe do të vendosen bazat për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

– Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe betimi i deputetëve

Pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i Kosovës do të thirret për seancën e tij të parë konstituive. Në këtë seancë, deputetët e zgjedhur do të japin betimin e tyre dhe do të miratojnë rregulloret dhe procedurat për punën e Kuvendit. Një nga detyrat në këtë fazë është zgjedhja e kryetarit të kuvendit, i cili do të drejtojë seancat e kuvendit dhe do të sigurojë funksionimin e tij të rregullt.

– Formimi i qeverisë dhe mandatimi i kryeministrit

Pasi kuvendi të konstituohet dhe të mbarojnë proceset e nevojshme përkatëse, do të nisë procesi i formimit të qeverisë së re, por këtu nuk ka afat specifikues se sa mund të zgjasë ky proces.

Por pas nominimit të kandidatit për kryeministër nga partia fituese ose koalicioni që ka shumicën e votave kuvendi do të votojë për programin e qeverisë dhe do të emërojë kryeministrin e ri, i cili do të ketë detyrën për të udhëhequr ekzekutivin dhe për të formuar kabinetin qeveritar. Ky proces është gjithashtu i rregulluar me afate të caktuara ligjore, dhe ai do të jetë një hap kyç për fillimin e punës së institucioneve ekzekutive.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth ecurisë së procesit politik, tashmë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja.

Ai ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë si “rrugën e vetme në të cilën Kosova duhet kaluar.

‘’Duhet të ndodhë konstituimi i kuvendit dhe kjo është rruga e vetme në të cilën Kosova duhet me kalu’’, thotë ai.

Haziri, ka shprehur shqetësimin e tij mbi vonesat politike që kanë shoqëruar procesin e numërimit dhe ka paralajmëruar se çdo vonesë shtesë mund të rrezikojë përfshirjen e vendit në një cikël krizash.

‘’Se a do të ketë zgjedhje tjera apo jo, kjo do të determinohet nga procesi, por vonesë politike ka. Me vetë faktin se ka zgjatur vetëm procesi i numërimit kaq shumë, imagjinoni tash procesi i konstitumit sa kohë mund të merr’’, shprehet ai.

Људи са прекомерном тежином морају ово да прочитају
Slemio App
by Taboola
Haziri ka theksuar se procesi i konstituimit mund të zgjasë, ndërsa vullneti politik i partisë fituese do të jetë kyç për përshpejtimin ose vonimin e këtij procesi.

‘’Por varet nga vullneti politik i partisë së parë se a ka vullnet politik me përshpejtua procesin, apo ka vullnet për me shkaktu kriza se për vonesa mos të flasim. Kosova mund të hyjë në ciklin e krizave dhe kjo është shumë e keqe për republikën tonë” ka thënë Haziri

Kurse deputeti di rizgjedhur nga PDK-ja, Nait Hasani, ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund të çojë në veprime të mëtejshme politike.

” Certefikimi është një përgjigje për veprime të mëtejshme’’, thotë ai.

Hasani ka theksuar se, pas certifikimit të rezultateve, liderët e partive politike duhet të dalin dhe të japin mesazhet e tyre politike për hapat e ardhshëm.

“Nëse certefikimi është ashtu siç kanë qenë njoftimet e rezultateve zgjedhore, tash presim që kryetarët e partive politike të dalin dhe t’i japin mesazhet politike për tutje’’, shprehet ai.

Sipas tij, opozita ka mundësinë për të formuar një qeveri dhe për të vazhduar me procese të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

‘’Besoj se mundësitë i ka opozita për ta bërë qeverinë dhe të vazhdojë tutje me procese’’, deklaroi ai

E deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i vjen fundi, duke e quajtur këtë periudhë si një nga më të gjatat që nga paslufta.

‘’Mirë që këtij procesi po i vjen fundi, sepse s’ka pas proces më të stërzgjatur që nga pas lufta’’, tha ajo.

Ajo ka theksuar se tani është koha për respektimin e afateve kushtetuese për konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë.

‘’Tash duhet të respektohen afatet kushtetuese për konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë’’ shprehet Kadrijaj.

Kadrijaj tha se procedurat janë të qarta dhe se të gjithë aktorët politikë duhet t’i respektojnë ato.

‘’Procedurat janë te qarta e te gjithë duhet ti respektojnë’’ shton ajo.

Sipas saj, pas konstituimit të parlamentit, negociatat duhet të vazhdojnë dhe ka theksuar se do të ishte e dëshirueshme që qeveria të formohet nga partitë opozitare, pasi qeveria aktuale nuk ka lënë hapësirë për bashkëpunim me asnjë parti tjetër.

‘’Tash pas konstituimit te parlamentit besoj vazhdojnë negociatat dhe mirë kishte me qenë, që me pas qeveri të opozitës, sepse kjo qeveri s’ka lënë vend për bashkëpunim me as një parti tjetër, për shkak të qasjes fyese e denigruese për krejt oponentët tjerë politik’’, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
14/07/2026 - 22:12

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel...

Më shumëDetails

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën

“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”, Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëjë krenarë Shqipërinë dhe Europën
14/07/2026 - 21:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo hap po ndiqet...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
14/07/2026 - 21:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier. Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier...

Më shumëDetails

Shqipëria përmbyll tre kapituj me BE-në, Haradinaj: Ne po vazhdojmë të mbetemi prapa

Haradinaj kujton ngjarjet e 13 prillit 1999: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve
14/07/2026 - 21:48

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmbyllja e tre kapitujve të rinj për Shqipërinë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një arritje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë