Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Hapi i dytë” – Thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit Kurti-Vuçiq

13/03/2023 - 10:57
në Kryesore, Lajme
A A
“Hapi i dytë” – Thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit Kurti-Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pritshmëri të larta para takimit të Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje të arrihet përparim në takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presim që në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Evropian për rrjedhën e dialogut.

“Mos e humbni autobusin”

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde i dha përkrahje të plotë ndërmjetësuesit të dialogut Miroslav Lajçak, në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje palëve që mos ta humbasin shansin. “Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë, është për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin”, shkroi në Twitter ambasadori gjerman, duke vazhduar argumentimin, se marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euro-atlantik dhe është “shans historik për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke”.

Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Von Cramon që e shpërndau në twitter shkrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, tha se “arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet. “Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet në marrëveshje në fund të javës në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Viola Von Cramon.

Kurti i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ritheksoi edhe njëherë që ai ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë më 27 shkurt në takimin e Brukselit. Sipas tij, marrëveshja themelore për normalizimin që u propozua nga BE-ja, apo siç njihet ‘plani franko gjerman’ “përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve”. Kryeministri këto komente i bëri, në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Mannheim-it në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i Vuçiqit, që të nënshkruante në Bruksel, nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.

“Ne besojmë se Marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e pakicave në të dy shtetet. Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, tha kryeministri Kurti.

Lajçak: Marrëveshja kërkon zbatim dhe afate kohore

I ngarkuari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, të hënën dhe të martën qëndron në Beograd, për të diskutuar për bisedimet e 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Vuçiq. Ky i fundit tha se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”.

Para se të shkojë në Beograd, i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak ishte në Prishtinë, ku tha se “janë përmbushur pritjet e tij”, në takimet që pati në me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore, në të kundërtën do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se BE-ja është e përqendruar në atë që ai e quajti ‘hap i dytë’ që ka të bëjë me finalizimin e planit të zbatimit, që kur të përfundohet, do të kalohet në hapin e radhës, që është formalizimi.

Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parasheh mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë