Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka apeluar që protesta e veteranëve thirrur për këtë të enjte në Prishtinë të jetë e qetë.
Ai gjithashtu ka pasur edhe një thirrje për Qeverinë rreth ligjit për pagën minimale.
“Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
“I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, shtoi ai.













