Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për koordinim me Serbinë.
Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Kurtit në veri deri më tani kanë qenë pa efekt dhe i kanë bërë punë vetëm Serbisë e cila nuk po sanksionohet siç po sanksionohet Kosova.
Haradinaj tutje është shprehur se veprimet edhe largimi i policisë nga veriu i Kosovës edhe lirimi i të arrestuarve për sulm ndaj policisë e gazetarëve kanë qenë të koordinuara me Serbinë, por që një gjë të tillë Kurti nuk po ua tregon qytetarëve dhe po vazhdon t’i mashtroj ata.









