Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: E kritikojmë qeverisjen e Kurtit, por e përkrahim propozimin evropian

11/03/2023 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj i drejtohet Kurtit: E keni qitë në gjunjë ekonominë, po doni me bë llugë me Serbi – tërhiquni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit, dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Lideri i AAK-së, ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.

Derisa, zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.

“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, u shpreh Haradinaj, për eo.

“Aleanca dhe unë e përkrahim marrëveshjen e njohur si propozimi franko-gjerman, që është një e arritur e madhe e aleatëve tanë, veçanërisht me ndihmën e Amerikës, e me të cilën ne ndahemi nga Serbia. Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Por, lideri i AAK-së beson se Kosova ka pasur mundësi të marrë më shumë.

“Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, deklaroi Haradinaj.

Në fund, kreu i AAK-së është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë