Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr

07/09/2024 - 15:20
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj godet Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Kur e përmendni ju Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se po bëjnë luftë të pa kompromis për të fituar elektoratin rugovist në Podujevë. Haradinaj ka shkruar se secili prej liderëve përmes mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Rugovës, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj në reagimin e tij të bërë në ditën e zbulimit të shtatores së Rugovës në Podujevë, ka thënë se Osmani, Gërvalla e Kurti sa herë që e përmendin Rugovën, ish-presidentit i rrotullohen eshtrat në varr.

Kandidati për kryeministër ka thënë se Llapi e ka merituar një shtatore të Rugovës për besnikërinë dhe besimin që llapjanët ia kishin dhënë sa kishte qenë gjallë. Haradinaj tutje ka shtuar se s’është keq të përmendet fjalori i Rugovës, që po të ishte gjallë do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.”, raporton Express.

Sipas Haradinajt, Kurti e Gërvalla nuk e thonë një gjë të tillë dhe as s’e mendojnë kurrë, ndërsa për presidenten Osmani thotë se edhe kur e deklaron, njerëzit çdo ditë e më pak i besojnë.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka. Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr.

Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik. Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës.”

Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet
12/08/2026 - 22:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit. Në një...

Më shumëDetails

Ramadani për personin e arrestuar: S’është mërgimtar, Haxhiu dhe Dehari do të japin përgjegjësi që e lanë të hyjë

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
12/08/2026 - 21:57

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi. Kjo pasi personi që e kërcënoi me pushkatim Ramush Haradinajn në kuvendin...

Më shumëDetails

VV ua hapi dyert, rreth 1 mijë mërgimtarë vizituan Kuvendin e Kosovës

VV ua hapi dyert, rreth 1 mijë mërgimtarë vizituan Kuvendin e Kosovës
12/08/2026 - 21:33

Kuvendi i Kosovës ka thënë se rreth një mijë bashkatdhetarë kanë vizituar këtë institucion për tre ditë. Që nga e hëna, Lëvizja Vetëvendosje ua ka hapur dyert për...

Më shumëDetails

Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
12/08/2026 - 21:25

Përplasje verbale dhe fizike pati sot në Kuvendin e Kosovës, megjithatë Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike për të miratuar disa vendime. Qeveria në...

Më shumëDetails

Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 21:17

Është arrestuar personi që kërcënoi me pushkatim ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës. Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Flora Ahmeti,...

Më shumëDetails

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
12/08/2026 - 20:54

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë