Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të japë përgjegjësi “pse ka refuzuar rreshtimin e Kosovës me SHBA-të”.
Haradinaj këtë e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në Facebook ku ka komentuar takimin që po ndodh në Washington për largimin nga gazi rus.
“Kosova nuk është aty”, ka shkruar Haradinaj, duke pyetur kryeministrin Kurti se ku është ai dhe ku është Kosova.
“Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:













