
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është përplasur verbalisht me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën dhe disa deputetë të tjerë të LVV-së rreth Projektligjit për Pagën Minimale.
Haradinaj u ka thënë përfaqësuesve të LVV-së të kenë turp nga vetja e tyre
“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse ky z. [Armend] Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit në parlament. Është turp me diskutu në kuvend nëse do ta rritim pagën minimale për veteranët. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës; është turp për Gani Krasniqin, Enver Dugollin e krejt aty që jeni”, tha Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj deklaroi se do të bëjë gjithçka që ta ndalojë këtë projektligj.
“Mos luni me këto sene. Marre duhet me ju ardhë që e keni pru këtë çështje deri këtu: për 35 a 40 euro të veteranit”, u shpreh ai
Konjufca i kërkoi Haradinajt të mbajë qetësinë.
“Ju lutem mbajeni qetësinë z. Haradinaj”, tha Konjufca, derisa kreu i AAK-së po fjalosjes me deputetë të tjerë të LVV-ës.











