Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj kujton momentin kur u shpall i pafajshëm në Hagë: Ishte fitore për gjithë luftën çlirimtare

29/11/2025 - 11:58
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj kujton momentin kur u shpall i pafajshëm në Hagë: Ishte fitore për gjithë luftën çlirimtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen 13 vjet nga 29 nëntori 2012, dita kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn.

Përvjetorin e këtij vendimi, Haradinaj e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një ditë me peshë të veçantë.

Ai rikujtoi se rrugëtimi i tij ligjor nisi më 17 nëntor 2004, kur për herë të parë u thirr nga Gjykata e Hagës, një proces që do të zgjaste deri në vitin 2012, raporton Klankosova.tv.

“Sot shënoj një ditë që për mua ka gjithmonë një peshë të veçantë, përvjetorin e lirisë sime dhe vulosjen përfundimtare të së drejtës së luftës sonë çlirimtare.

Më 17 nëntor 2004, edhe pse luftëtar i lirisë në tokën time, u ftova për herë të parë nga Gjykata e Hagës. Ajo ditë shënoi fillimin e një rrugëtimi të gjatë ligjor, i cili zgjati deri më 29 nëntor 2012. Edhe pse u shpalla i pafajshëm në gjykimin e parë, vite më pas u riktheva sërish në rigjykim, për ta vërtetuar edhe një herë të vërtetën tone”.

Sipas tij, aktvendimi i pafajësisë nuk ishte vetëm fitore personale, por fitore për të gjithë luftën çlirimtare.

“Sot, 13 vite më pas, e kujtoj atë aktvendim të pafajësisë si një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë luftën tonë çlirimtare. Lufta ime për të vërtetën zgjati po aq sa lufta për liri, dhe në të dyja këto beteja dola fitimtar.

Gjatë çdo hapi, në çdo vendim e në çdo veprim timin, jam kujdesur që Kosovës t’i sjell vetëm fitore dhe nder. Asnjëherë nuk kam lëvizur nga kjo detyrë, as në luftë e as në paqe.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!”, shkroi ish-gjenerali i UÇK-së. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, në paraburgim që nga 20 maji

Shteti dobëson punëtorët e Shërbimit Korrektues, ua heq pagesat e ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë dhe festave
05/07/2026 - 10:58

Edhe një shtetas kosovar është i ndaluar nga ana e autoriteteve serbe që nga data 20 maj. Bëhet fjalë për Avdi Memçaj. Kështu ka bërë të ditur Avokati...

Më shumëDetails

Serwer: Opozita kërkon një president që mbron interesat themelore të Kosovës, Kurti përgjegjës për të prandaluar një krizë tjetër

Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
05/07/2026 - 10:39

Profesori amerikan, Daniel Serwer, po qëndron prej disa ditësh në Kosovë, në një kohë kur vendi ka kaluar një palë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe gjendet para sfidës për...

Më shumëDetails

Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/07/2026 - 10:06

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerëson se, pas përmbylljes së procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për thirrjen...

Më shumëDetails

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Rashiq: Vuçiqi s’mund të thotë asnjë fjali pa gënjyer e manipuluar
05/07/2026 - 09:50

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe Lajme Gazeta Express 05/07/2026 8:33 Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim,...

Më shumëDetails

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • AUV mban konferencë për VITA’n: Procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë