Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti dikur i ishte dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që ai sot i fyen, nuk janë dorëzuar me 24 shtator, por kanë luftuar duke i mposhtur terroristët e Serbisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Kurti që mos ta fyejë Policinë, pasi e dinë kush është ai dhe duhet plotësuar kushtet.
Postimi i tij i plotë:
Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponsorizuar nga Serbia.
Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!












