Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po tenton të zhvendos vëmendjen nga rasti i Astrit Deharit, duke e përdorur letrën që ia kishte dërguar Trendfilovës në vitin 2022.
Sipas Haradinajt, Kurti sot është dashur sot të jap përgjegjësi për vrasjen e Deharit.
Dhe shtoi se kjo nga Kurti është një “pafytyrësi” e llojit të vet.
“Ka datën e vitit 2022, por sot datën e Astritit Deharit prandaj sot ke më tepër me zhvendos vëmendjen andej ku sot është dashur të na tregoj për tetë vjet premtime, të paktën vrasjen e Astrit Deharit ta zbulojë, për kundër kësaj jo vetëm që kemi parë ndonjë zbulim. Më tepër e ka bërë zhvendosjen, sa për të larë sy e faqe, nuk mund të quhet punim në heshtje do të thotë ky priti tri vjet këtë ditë, priti zgjedhje, priti ditën që ta zhvendos vëmendjen aty ku ai është dashur që sot të japë përgjegjësi .Tregon se e ka bë sa për sy e faqe”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.
HAradinaj ndër tjerash kritikoi Kurtin që nuk i ka vizituar asnjëherë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.Deklarata e Haradinajt erdhi pas deklaratës së Kurtit, i cili tha se nuk ka arsye ligjore apo morale që ish-udhëheqësit e UÇK-së të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.














