Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar viktimat e masakrave në fshatrat e Rahovecit, duke thënë se sakrifica e tyre dëshmoi vullnetin e shqiptarëve për drejtësi.
“Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Bashkë me Kryetarin Smajl Latifi, bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kujtuam dëshmorët dhe martirët e këtyre fshatrave, që me sakrificën e tyre dëshmuan vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga shtypja”.










