Haradinaj në majën e Rupës me të rinj, valojnë flamujt e UÇK-së dhe “Liria ka emër”

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vikendin e ka shfrytëzuar për të dalë në mal.

Haradinaj ka publikuar një video në Facebook, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.

Në pamjet e publikuara shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa në majë valon edhe flamuri i UÇK-së.

Të rinjtë, por edhe Haradinaj, mbajnë flamuj me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe flamuj me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.