Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët me rastin e Ditës së Forcës, duke thënë se Ushtria e Kosovës “e bën vendin të fortë dhe krenar”.
Ai njoftoi se iu bashkua gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të gjeneralit amerikan James Mattis, të cilit i uroi shëndet, bashkë me të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë.
Haradinaj dërgoi edhe përshëndetje për ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë Kosova formoi Ushtrinë.












