Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e raporteve të forta me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë për të garantuar që masakrat si ajo e Krushës të mos përsëriten më kurrë në Kosovë.
Gjatë homazheve për 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, Haradinaj vlerësoi se fuqizimi i institucioneve të sigurisë është “hakmarrja” më e mirë për të kaluarën e dhimbshme.
“Na për siguri, mos me na u përsërit Krusha, e Krushat e tjera, duhet me e mbajt fort me Amerikën. Kush ju thotë ndryshe ta dini që s’e ka për të mirën e këtij populli, e këtij vendi, kurrë s’ka me e pasë. . Se e dini vetë se si jemi kthyer njëherë në tokën tonë pa qenë Amerika dhe NATO-ja”.













