Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ftuar Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, “të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”.
Ai tha se kjo situatë kërkon reagim të shpejtë.
Postimi i tij i plotë:
Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional. Ftoj Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.













