Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me rastin e shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë, raporton Gazeta Blic.
“Kosovës dhe populli i saj do t’i jenë përherë mirënjohës Amerikës për mbështetjen e dhënë vendit tonë, drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, andaj kjo festë e tyre është edhe festë e jona”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me rastin e shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë.
Kosovës dhe populli i saj do t’i jenë përherë mirënjohës Amerikës për mbështetjen e dhënë vendit tonë, drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, andaj kjo festë e tyre është edhe festë e jona!