
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot takim masovik në Rahovec, ku u prit nga mijëra mbështetës.
Ai tha se PO-ja e madhe e Rahivecit për Kosovën Firuese u jep forcë për mos t’u ndalur, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Postimi i plotë:
PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë
Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira.
Aleanca jonë me qytetin e traditës e të trimërisë, të familjes e të bujarisë, i ka qëndruar kohës.
Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137.
Faleminderit Rahovec!!!











