Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Pranimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në NATO – Drafti në përputhje me Kushtetutën

28/10/2023 - 10:48
në Lajme
A A
Haradinaj: Pranimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në NATO – Drafti në përputhje me Kushtetutën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka humbur kohë dy vjet me çështjen e Asociacionit. Haradinaj shtoi se dakordimi i kryeministrit Albin Kurtit për draft-statutin është e arritur e madhe për Kosovën.

Ndonëse thotë se nuk e ka parë këtë draft, Haradinaj është i bindur se i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.

E sa i përket vonesave, Haradinaj ka hedhur kritika, duke thënë se pas dy vitesh e sheh Kosovën pjesë anëtare e NATO-s.

“Vërtetë është humbur shumë kohë, pra janë humbur mbi 2 vjet. Sikurse këtë qasje ta kishim përdorur në fillim me amerikanët edhe te situata me tabelat në veri e të gjitha çështjet e dialogut, me siguri sot do të mund të ishim anëtarë i NATO-s edhe ju e shihni situatën e sigurisë që do të mund të neglizhohet. Do të ishte një e arritur e madhe. Dje, unë e kam mirëpritur ecjen përpara, pranimin e Kurtit të draft-statutit të Asociacionit edhe besoj se është një veprim i duhur por shumë i vonuar. Nuk e kam parë draftin konkret por realisht kanë qarkulluar parimet e draftit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pra edhe po besoj fuqishëm që përmbledhja e këtyre parimeve, ky draft-statut nënkupton se bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ndonëse nuk e quan humbje por vonesa, Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka mundur ta marrë edhe njohjen në të kaluarën. Haradinaj, beson se çështja e sigurisë është e domosdoshme në kohën e trazirave.

“Ne realisht kemi humbur në kualitet tonin, kemi humbur në autoritetin e fuqinë. Me qeverisjen Kurti-Osmani e Konjufca kemi humbur vazhdimësi, por kjo që kemi nxjerrë si planin që njihet si franko-gjerman që është i përkrahur nga amerikanët, realisht është punë e gjithë neve. Ashtu siç kam punuar për ushtrinë e Kosovës, kam punuar intenzivisht që edhe këtë planin franko-gjerman ta nxjerrim pas aprovimit të drejtën e hyrjes në NATO. Tani, nuk është se po humbim por se kemi fituar që kemi fituar atë që kemi mundur ta fitojmë në të kaluarën që do të ishte njohja. Megjithatë, ne po e nxjerrim të drejtën e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n e kjo është kryesore, çështja e sigurisë është e para sidomos ne që jetojmë në këtë rajon të trazuar. Nuk humbim por për fat të keq nuk e fitojmë atë që kishim mund ta fitojmë sikurse të kishim vepruar në kohë siç duhet”.

Haradinaj beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të bëhet shumë shpejtë, siç ndodhi me Finlandën e Suedinë. Këtë proces, Haradinaj e sheh të implementueshëm brenda dy vitesh.

“Unë besoj se nëse Kosova merr hapa të mençur e i bind aleatet. Ata e kanë mundësinë që ata me na dhënë një kontratë të shpejtë, siç ua dhanë Finlandës e Suedisë, pra ekziston mundësia. E di që duket ambicioze por dy vjet kohë me hy kohë për të hyrë në NATO. Për atë po them se sikurse para dy vitesh të kishim qenë të mençur me i krye punët, sot do të ishim në NATO dhe sot nuk do të guxonte askush me i shku mendja me na rreziku. E vërtetë që është humbur kohë por nuk bën me humb kohë sepse ekziston mundësia. Ekziston edhe një kontratë për mbrojtje mes dy vende ende pa hyrë në NATO sikurse ta kishim bërë këtë kontratë me Amerikën dhe në atë kontratë shkruhet ‘se dy vendet marrin përsipër me mbrojt territorin e sovranitetin e dy vendeve’”, u shpreh Haradinaj për EO.

Kreu i AAK-së ka kërkuar që insittucionet e Kosovës ta zbatojnë sa më parë marrëveshjen e “mos me u marrë me Serbinë”. Thotë se kjo mund të bëhet duke lidhur kontratë me Amerikën.

Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti mund ta vonojë implementimin e saj, duke e kthyer Kosovën në status-quo. Kjo sipas tij, mund të bëhet për shkak të popullizmit të Kurtit.

“Ajo që ka ndodh të enjten është që Kurti edhe Kosova me Amerikën e evropianët me i zbatuar ato që ka ra dakord Kosova, mos me prit Serbinë, mos me u marr me Serbinë vetëm me u marrë me amerikanët dhe ta hapin kontratën në NATO. Pra kjo na intereson neve, kontrata për NATO. Ekziston varianti i dytë që është tepër i rrezikshëm për neve, që Kurti kur të kthehet këtu që me ra në presion të kolegëve të tij edhe mos me vazhduar me zbatim. Me pas pretekst që nuk e ka nënshkrua ai (Vuçiqi) edhe me na mbajt në status-quo. Nëse kthehemi në status-quo, sigurisht se mund të ketë sërish sulme dhe sigurt se do të kemi rreziqe të reja. Pra është tepër me rëndësi që mos me e kthyer prapa por me e marr guximin me dërguar përpara”.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë