Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj prezanton kandidatët nga Mitrovica: Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik

02/12/2024 - 19:57
në Lajme
A A
Haradinaj prezanton kandidatët nga Mitrovica: Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune. Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”.

Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Mitrovica.

“Pjesë e këtij ndryshimi është edhe ekipi ynë i sprovuar: Qazim Nimani, Fitore Gerxhaliu Dolak dhe Muhamet Mujaj – njerëz që e njohin çdo sfidë të Mitrovicës dhe punojnë me përkushtim krah për krah me qytetarët. Ata janë zëri dhe garancia e një vizioni që e kthen Mitrovicën në një model zhvillimi për Kosovën. Ky vizion shtrihet përtej projekteve lokale, duke përfshirë kthesën e madhe drejt anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, që garanton një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se Mitrovicën do ta bëj qytetin e ndryshimit dhe të shpresës.

“Së bashku, do ta bëjmë Mitrovicën qytetin e ndryshimit dhe të shpresës. Ky është momenti për të ndërtuar të ardhmen që meriton çdo mitrovicas – një qytet ku të rinjtë qëndrojnë për të ndërtuar jetën e tyre dhe një Kosovë ku zhvillimi, siguria dhe dinjiteti janë të prekshme për të gjithë”, ka përfunduar Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë