
Meliza Haradinaj-Stublla pandeh se kryediplomatja aktuale, Donika Gërvalla nuk është duke bashkëpunuar me aleatët.
Ajo veçoi dyshimet e saj, duke thënë të paktën se një gjë të tillë nuk po e shohim në terren.
“Nuk po e shohim që është duke bashkëpunuar“, tha ndër tjerash ajo për lajmi.net.
Në videon e mësipërme ndërkaq gjeni njërën prej pjesëve nga paraqitja e plotë.
Kujtojmë gjithashtu faktin se Gërvalla është akuzuar për rezultatet e dobëta në diplomaci, në veçanti te numri i njohjeve, që përgjatë kohës sa ministrja e Jashtme drejton dikasterin më të rëndësishëm, shifra e njohjeve të reja ka qenë dhe është ZERO.











