Ish ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, njofton Veriu Info.
Ajo ka thënë se është e turpshme që ende s’ka aktakuza nga Kosova për kriminelin Radojçiq, gati 5 muaj pas këtij agresionit terrorist.
Postimi i saj i plotë:
E turpshme më shumë se e pakuptimtë mungesa e aktakuzës nga Kosova për kriminelin Radojçiq, gati 5 muaj pas agresionit terrorist në Banjskë!












