Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve të talentuar.
Haradinaj ka shtuar se sukseset e xhudistëve janë pasuri kombëtare.
“Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend, “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023,” ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota.
Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:












