Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj sulmon Kurtin: Hajni bërtet kapeni hajnin, Kushtetuesja të vendosë pasojat për shkelësit

07/09/2025 - 18:09
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj ngushëllon familjen që humbi familjarët si pasojë e vërshimeve në Pejë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e quajti të dhimbshme faktin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i sulmoi sot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gjatë një mbledhjeje të partisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se Kurti po përpiqet të “mashtrojë” opinionin publik duke fajësuar gjyqtarët e Kushtetueses.

“E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai e partia e tij, por zgjedh të mashtrojë sikur fajin e paskan gjyqtarët e Kushtetueses”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se kjo situatë i kujton një shprehje popullore: “Hajni bërtet kapeni hajnin”, duke theksuar se gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur nga Kuvendi legjitim i Kosovës, dhe jo nga “formacione imagjinare”.

“E vërteta për bllokimin, jo vetëm të Parlamentit por edhe të Shtetit, e ka vetëm një emër e ky është Albin Kurti dhe kjo sot është e qartë për secilin, veç në mendjen e Albin Kurtit është e mjegullt!”, u shpreh kreu i AAK-së.

Në fund, Haradinaj i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që, përveç konstatimeve, të caktojë edhe pasojat ligjore për shkelësit e Kushtetutës.

“Prandaj institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, e ka kohën e fundit që në interpretimet e tij për shkelje të Kushtetutës, të mos mjaftohet vetëm me konstatimin e tyre, por t’i saktësojë edhe pasojat ligjore juridike, për secilin individ apo grup që i bën ato! Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi!”, përfundoi Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
08/07/2026 - 19:15

Ish-deputeti Haki Abazi, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar pretendimet e tij mbi të cilat argumenton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Hoti: Përfaqësuesja e SHBA-së edhe sot i kërkoi Kosovës t’i diversifikojë burimet e energjisë duke iu referuar gazit amerikan

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
08/07/2026 - 18:55

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar sot për kërkesën që është ripërsëritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, që Kosova të diversifikojë...

Më shumëDetails

“Përdorimi i drogës i ka prek edhe nivelet e larta”, deputeti Ramadani përgjigjet nëse ka dyshime se dikush në Kuvend ose Qeveri përdor narkotikë

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
08/07/2026 - 18:37

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, është shprehur i shqetësuar për përdorimin e substancave narkotike në Kosovë, duke theksuar se “i ka prekë edhe nivelet e larta”...

Më shumëDetails

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
08/07/2026 - 18:26

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka filluar sot aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve. Inspektimet janë zhvilluar në...

Më shumëDetails

Rama foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Rama foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri
08/07/2026 - 17:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Kreu i Qeverisë shqiptare ka shprehur lumturinë e tij meqë do të organizohet...

Më shumëDetails

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan, Kurti sot nuk e përmendi kur tregoi planet për të ardhmen energjetike

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan, Kurti sot nuk e përmendi kur tregoi planet për të ardhmen energjetike
08/07/2026 - 17:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një organizim të KOSTT, ku përveç tregtimit të energjisë elektrike, ka folur edhe për tranzicionin energjetik në të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë