Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Vuçiq mban Kurtin në pushtet, ja agjenda ruse që mbështet kryeministri

23/04/2024 - 11:04
në Lajme
A A
Haradinaj: Vuçiq mban Kurtin në pushtet, ja agjenda ruse që mbështet kryeministri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon Serbinë dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj shprehet se qeveria shfrytëzon popullin, dhe nuk vepron në bazë të interesave të qytetarëve.

“Ajo që i ka ndodhur Kosovës është më e keqja që mund t’i ndodhte. Ata që erdhën në pushtet si populist, pra duke e shfrytëzuar popullin, jo duke i shërbyer, gjatë qëndrimit në pushtet vazhduan me këtë logjikë. Çdo agjendë e vu në shërbim të pushtetit, pa e pasur në interes të parë vetë Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka bërë hapa mbrapa në të gjitha ato obligime dhe angazhime të marra, veçanërisht me aleatët tonë të sigurisë”.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, sulmi dhe veprime të tjera të Serbisë janë pasojë e gabimeve të Kurtit dhe qeverisë që ai drejton. Ndërsa Serbia nga ana tjetër, ndihmohet nga rusët, thotë Haradinaj.

Serbia e ka doktrinë të vetën interesimin ndaj serbëve të Kosovës sikurse e thonë ata dhe këtë doktrinë e kanë shpërndarë në të gjitha misionet e veta politike, të sigurisë dhe civile. Kanë edhe një hapësirë branda institucioneve të tyre që e shfrytëzojnë edhe rusët. Edhe pse Serbia është palë për këto marrëdhëniet për anëtarësim në BE, prapë Rusia ka akses Brenda Serbisë. Por, Rusia dhe Serbia do ta kishte të pamundur t’i bënte ca veprime, nëse Kosova nuk do të bënte gabimet e veta. Të them të drejtën, ndihmën më të madhe Vuçiçit dhe palëve që dëshirojnë të na rrezikojnë, ua jep pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij. Me gabimet që ben, u krijon atyre argumente dhe hapësirë, në raste të caktuara deri në mirëkuptim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë”

Madje, sipas Haradinaj, presidentit serb i leverdis që në krye të qeverisë së Kosovës të jetë Kurti.

“Pra, Vuçiç është mëse i interesuar për të mbajtur Kurtin në pushtet, pasi duke pasur Kurtin në Prishtinë, atij i arsyetohen veprimet, qofshin ato më të rrezikshmet. Ju e shihni që ata nuk morën një ndëshkim të duhur për sulmin që ndodhi në Banjskë. Serbia nuk mori asnjë sanksion apo ndalim. Shihet se sjellja jonë i ofron hapësirë manovruese Serbisë dhe Vuçiçit deri në mundësinë për të na rrezikuar prapë. Agjenda e Kurtit është të krijojë një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Por, të qëndruarit në pushtet mund të bëhet edhe në mënyra të tjera. Kurti e ka fokus largimin ose vonesën, që edhe Kosova të bëhet anëtare e NATO-s për shembull”. /Top Channel/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë