Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haraqija pas rezultatit të LDK-së: Në vend që të kërkojmë fajtorë, të tregojmë guxim dhe pjekuri politike për të ndërtuar një strategji të re

12/02/2025 - 11:12
në Lajme
A A
Haraqija pas rezultatit të LDK-së: Në vend që të kërkojmë fajtorë, të tregojmë guxim dhe pjekuri politike për të ndërtuar një strategji të re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas rezultatit të kësaj partie.

Haraqija tha se rezultati i fundit i vendos para sfidave të reja.

Ai tha se kjo tashmë nuk është çështje individuale por përgjegjësi kolektive.

‘Rezultati i fundit na vendosi para sfidave të reja, por mbi të gjitha para një përgjegjësie të madhe, të forcojmë dhe të bashkojmë strukturat tona, të ruajmë vlerat që na kanë mbajtur bashkë dhe të vijojmë rrugën e trashëguar nga Presidenti Rugova’ shkruan Haraqija.

‘Ne si parti duhet ta kemi të qartë se nuk është e lehtë të udhëheqësh një subjekt politik 35-vjeçar, aq më tepër kur kjo barrë i takon një kryetari 42-vjeçarit’ shkruan ai raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje potencon ‘nuk bëhet nami nëse ulemi dhe analizojmë rezultatin, duke reflektuar me qetësi e mençuri’

“Kryetari mori drejtimin e partisë në një periudhë të vështirë, kur mbështetja në përqindje kishte rënë më shumë se kurrë më parë.Në vend që të kërkojmë fajtorë, duhet të tregojmë guxim dhe pjekuri politike për të ndërtuar një strategji të re” shkruan Haraqija në reagim.

Reagimi i plotë:

Zgjedhjet janë gjithmonë një moment reflektimi dhe riorganizimi për çdo parti politike.

Rezultati i fundit na vendosi para sfidave të reja, por mbi të gjitha para një përgjegjësie të madhe, të forcojmë dhe të bashkojmë strukturat tona, të ruajmë vlerat që na kanë mbajtur bashkë dhe të vijojmë rrugën e trashëguar nga Presidenti Rugova.

Ne si parti duhet ta kemi të qartë se nuk është e lehtë të udhëheqësh një subjekt politik 35-vjeçar, aq më tepër kur kjo barrë i takon një kryetari 42-vjeçarit.

Kjo nuk është çështje individësh, por përgjegjësi kolektive.

Prandaj, nuk bëhet nami nëse ulemi dhe analizojmë rezultatin, duke reflektuar me qetësi e mençuri.

Rugovizmi nuk na mëson të kërkojmë koka, por të ruajmë qetësinë dhe të veprojmë me mençuri.

Kryetari mori drejtimin e partisë në një periudhë të vështirë, kur mbështetja në përqindje kishte rënë më shumë se kurrë më parë.

Në vend që të kërkojmë fajtorë, duhet të tregojmë guxim dhe pjekuri politike për të ndërtuar një strategji të re.

Kjo nuk bëhet me përçarje apo me logjikën e eliminimit, por me një analizë të thellë dhe me një frymë bashkëpunimi.

Unë kam 30 vjet që jam pjesë e strukturave të kësaj partie dhe gjithçka që kam pasur, e kam dhënë për të.

Nuk po mbroj askënd, as kryetarin aktual – ndoshta dikur edhe do të më kishte pëlqyer të isha unë në atë pozitë, por nuk e kam pretenduar kurrë. Madje, pas ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova, gjithmonë ua kam ofruar mbështetjen të tjerëve për ta vazhduar rrugën.

Nuk kam pasur asnjë afërsi personale me kryetarin e tanishëm – nuk kam pirë kafe me të, as nuk kam ndejtur me të, por kjo nuk më pengon ta shoh situatën me gjakftohtësi dhe përgjegjësi.

Na ka kushtuar shtrenjtë fakti që herë pas here kemi rënë në kurthin e inateve dhe ndarjeve të brendshme.

E kemi paguar këtë çmim disa zgjedhje radhazi, duke e dobësuar vetveten.

Është e qartë se shumë prej partive që janë krijuar gjatë këtyre viteve nuk kanë pasur tjetër qëllim përveçse të dëmtojnë LDK-në, duke shfrytëzuar naivitetin tonë atëherë dhe sot.

Nuk guxojmë të lejojmë që e njëjta histori të përsëritet.

Unë mbetem i përkushtuar ndaj misionit tim politik, jo për interesa personale, por për të ndihmuar aty ku mund të jem i dobishëm.

As nuk kërkoj përjashtime, as nuk dua përçarje. Rugovizmi nuk është frymë për të “hequr koka”, por për t’i mbledhur të gjithë rreth një vizioni të qartë: për një parti më të fortë, më të organizuar dhe më të afërt me qytetarët.

Është koha për të lënë anash ndasitë dhe për të punuar së bashku.

Fitorja nuk është vetëm një numër mandatesh, por një përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur dhe për të avancuar idealet tona.

Ky duhet të jetë synimi ynë!

Zoti e bekoftë engjullin e popullit tonë

Presidentin Ibrahim Rugoven

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë