Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Harta ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, KPM paralajmëron masa ndaj Tëvë1: Rasti po analizohet

20/07/2026 - 20:32
në Kryesore, Lajme
A A
Harta ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, KPM paralajmëron masa ndaj Tëvë1: Rasti po analizohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka nisur analizimin e rastit të transmetimit në Tëvë1, ku gjatë një emisioni është shfaqur një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, KPM ka bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët lidhur me këtë rast, por pas kërkesës për sqarim nga Reporteri.net ka nisur shqyrtimin e materialit të transmetuar.

“KPM, deri në kohën e parashtrimit të këtyre pyetjeve nuk ka pasur asnjë informacion ose indikacion në lidhje me këtë çështje. Pas pranimit të këtyre pyetjeve jemi duke analizuar rastin me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së përmbajtjes së transmetuar me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi”, ka deklaruar KPM.

Institucioni përgjegjës për rregullimin e mediave ka thënë se aktualisht nuk mund të përcaktojë nëse shfaqja e hartës përbën shkelje të Kodit të Etikës apo kushteve të licencës së transmetuesit, pasi sipas tij nevojitet analizë e plotë e materialit dhe rrethanave të rastit.

“Vlerësimi nëse ka pasur shkelje bëhet vetëm pas analizimit të plotë të materialit të transmetuar, rrethanave të rastit dhe deklarimeve të palëve përkatëse”, ka thënë KPM.

KPM ka rikujtuar se transmetuesit televizivë mbajnë përgjegjësi editoriale për të gjitha përmbajtjet që transmetojnë, përfshirë edhe materialet grafike dhe hartat.

“Transmetuesit janë të obliguar të ushtrojnë kujdes profesional në verifikimin dhe publikimin e përmbajtjeve, duke respektuar standardet profesionale dhe dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KPM-së.

Sipas KPM-së, nëse pas përfundimit të procedurës konstatohet shkelje, ndaj transmetuesit mund të shqiptohen masat e parapara me nenin 30 të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në bazë të këtij neni, KPM mund t’i lëshojë transmetuesit vërejtje me shkrim ose të shqiptojë një apo më shumë sanksione, përfshirë urdhërimin që subjekti i licencuar të transmetojë publikisht detajet e natyrës dhe shkallës së shkeljes, të kërkojë transmetimin e një korrigjimi apo faljeje, si dhe të vendosë gjobë nga 1 mijë deri në 100 mijë euro.

Masat e tjera që mund të ndërmerren nga KPM përfshijnë pezullimin e një pjese ose të gjithë programit të transmetuesit për një periudhë të caktuar, ndryshimin e kushteve të licencës, si dhe ndërprerjen ose refuzimin e vazhdimit të licencës së transmetimit.

Vendimet për sanksione, sipas ligjit, publikohen nga KPM-ja, ndërsa zbatimi i tyre bëhet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Sa i përket kontaktimit të Tëvë1 për sqarime, KPM ka bërë të ditur se procedura administrative është ende duke u zhvilluar dhe se pas verifikimeve fillestare, nëse plotësohen kushtet ligjore, do të ndërmerren hapat e mëtejshëm.

KPM ka theksuar se çdo rast vlerësohet individualisht dhe se transmetuesit kanë obligim që përmbajtjet e tyre të jenë të sakta, të verifikuara dhe në përputhje me standardet profesionale.

KPM ka konfirmuar për Gazeta Online Reporteri.net se pas përfundimit të shqyrtimit do ta bëjë publik qëndrimin ose vendimin përfundimtar lidhur me këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it
16/09/2026 - 23:39

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
16/09/2026 - 22:59

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë