Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Propozimi i Borrell në përputhje me mandatin e tij, refuzimi i Kurtit sjell sanksione tjera

19/09/2023 - 15:12
në Kryesore, Lajme
A A
Hasani: Propozimi i Borrell në përputhje me mandatin e tij, refuzimi i Kurtit sjell sanksione tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani në një intervistë ka komentuar përplasjet në relacionin Kosovë-BE dhe refuzimin e Kryeministrit Kurti për ta pranuar Propozimin e Borrell për implementimin e marrëveshjes. Hasani thotë se Përfaqësuesi i Lartë ka bërë diçka që është në përputhje me mandatin e tij – për çka ka pasur pajtim të palëve në Ohër.

Sipas Hasanit, ajo që po bën Kryeministri është rezistencë e njëanshme dhe papranueshme. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese thotë se refuzimi i planit të implementimin që tani u bë pozicion zyrtar i BE’së, do t’i sjellë Kosovës sanksione të reja. Megjithatë, Hasani në gjithë këtë sheh një lojë të Kurtit, që i dedikohet votuesve të tij Kurti po zbaton gradualisht zotimet që ka marrë përsipër në emër të Kosovës, sado fatale që janë.

Intervista e plotë:

Express: Kurti ka akuzuar përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak, se po mbrojnë interesat e Serbisë. Si i shihni deklaratat e Kryeministrit?

E. HASANI: Ajo që po bën Miroslav Lajçak nuk është asgjë tjetër veçse zbatim i përpikët i Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, duke u bazuar në instrumentin për implementim të saj që u arrit në Ohër mes palëve. Sa i përket mënyrës së zbatimit të zotimeve që i mori përsipër në Bruksel zoti Kurti, më lejoni të kujtoj se në Ohër ai u pajtua për sa vijon: një, që mos të ketë renditje në zbatim të dispozitave dhe zotimeve nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit; dy, që për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit do të themelohet një trup i BE-së që bën interpretimin përfundimtar të saj; dhe, së fundit, tre, që progresi për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit të raportohet në strukturat e BE-së me qëllim të vlerësimit të arritjeve të palëve në rrugëtimin e tyre drejtë integrimit në BE.

Express: Kurti e dha një propozim më 14 Shtator për zbatimin e marrëveshjes. Cili është dallimi në mes të asaj që propozoi Borreli në Bruksel dhe propozimit të Kurtit?

HASANI: Dallimi është substancial. Ajo që bëri Borrell është në mandatin e tij dhe për këtë ka pasur pajtim të palëve në Ohër. Ajo që ka bërë Kurti është rezistencë ndaj zbatimit të zotimeve ndërkombëtare të marra përsipër në emër të Kosovës me vullnet të lirë. Qasja e Kurtit është e njëanshme dhe e papranueshme, sepse detyrimet ndërkombëtare që merren përsipër nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe as të iket nga zbatimi i tyre në mënyrë arbitrare.

Express: Çfarë pasojash mund t’i sjellë Kosovës pranimi i propozimit të ndërmjetësuesve ose refuzimi i tij?

HASANI: Pranimi sigurisht që do të lehtësonte komunikimin e Kosovës me BE-në dhe do të ndikonte në heqjen e sanksioneve. Krejt natyrshëm pres që refuzimi i Kurtit të hasë në sanksionim të mëtejshëm të Kosovës brenda strukturave të BE-së, sepse një gjë e tillë është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, ku vetë BE përmes trupave të saj bën vlerësimin e hapave që palët ndërmarrin në kuadër të dialogut të institucionalizuar në Ohër në mënyrë përfundimtare.

Express: A mundet Kosova t’i zhbëjë zotimet e marra në kuadër të dialogut të Brukselit?

E. HASANI: Jo. Asnjëherë. Ajo që mund të ndodhë është trashja e zotimeve ekzistuese, ato vetëm mund të marrin dimensione të tjera edhe më të rënda: sa më shumë të shtyhet realizimi i zotimeve të marra, aq me keq bëhet për vendin, sepse një ditë ato realizohen sipas termave që diktojnë të tjerët, jo ne.

Express: Kurti ka deklaruar se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike të plotë ose nuk mund të zbatojmë atë që do Serbia”…

E.HASANI: Më lejoni të rikujtoj gjërat bazike që Kurti i ka marrë përsipër në emër të Kosovës, të cilat kanë qenë dhe do të dëshmohet se janë fatale për Kosovën dhe raportin e saj me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti në raport me strukturat euroatlantike. Kurti, në fillim, në Ohër u nis me shpresë se ka mësuar negocimin ndërkombëtar dhe pranoi një instrument ndërkombëtar që zbërthente detyrimet e Kosovës të marra në Bruksel. Doli e tha se udhëzuesi i Ohrit ngërthen njohjen de facto, që nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ashtu asnjëherë dhe se Kosova zbuti pasojat e formimit të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, meqë gjoja zëvendësoi atë me kategorinë e vetëmenaxhimit. Asnjëra nga këto nuk ka qenë e saktë.

Ajo që sot Kurtit i duket sikur anim nga Serbia i zotërinjve Borell e Lajçak, dhe që është e vërtetë, nuk ka nisur më 14 shtator, por në Ohër. Atë ditë që u bë publik teksti i instrumentit për implementim në Ohër, çdo jurist normal e ka pasur të qartë se teksti i tij në tërësi anon kah Serbia, me tendencë të theksuar për rikthim të sovranitetit të saj në Kosovë. Këtë Kurti atë ditë është dashur ta dijë, ose këshilltarët është dashur t’ia tregojnë, siç i kam treguar unë opinionit ditën e njëjtë përmes portalit tuaj dhe medies tjetër në vend dhe jashtë.

Ajo që ka ndodhur në Ohër, këtë do të duhej ta dinte Kurti, ka të bëj me katër aspekte që atij i ngelin në barrë dhe janë me pasoja fatale për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. E para, në preambulën apo hyrjen e tekstit të Ohrit nuk flitet për njohjen mes palëve të sovranitetit dhe integritetit të tyre territorial, por vetëm të atij të Serbisë: gjuha e përdorur aty është në vetën e tretë apo gjuhë neutrale, që i referohet vetëm shteteve që kanë sovranitet të plotë dhe të pa kontestuar në planin ndërkombëtar, që është Serbia e jo Kosova. E dyta, statusi i Kosovës është rihapur në raport me Serbinë, sepse në Ohër Serbisë i njihet e drejta për paragjykim të statusit në mënyrë të njëjtë siç i njihet vendeve të tjera mos njohëse në BE dhe jashtë saj. E treta, në Ohër ka ndodhur shndërrimi i Asociacionit në autonomi të plotë politiko-territoriale dhe personale për serbët e Kosovës , kishat dhe objekte te tyre të kultit dhe të historisë nacionale. Së fundi, e katërta, Serbia sipas Marrëveshjes Bruksel/Ohër nuk ka asnjë detyrim ndërkombëtar kundrejt Kosovës apo kundrejt bashkësisë ndërkombëtare: ato detyrime që i ka lidhur me të zhdukurit janë detyrime pa implikime ndërkombëtare, kurse çështja e mospendimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk mund të ketë sanksionim dypalësh, sepse asnjë organizatë ndërkombëtare nuk operon në mënyrë të tillë që varet nga vullneti i Serbisë për futje ose jo të Kosovë në gjirin saj.

Express: A është reale njohja e Kosovës nga Serbia në këtë moment dhe çfarë do të thotë njohja de-facto të cilën e ka kërkuar Kurti në Bruksel?

E. HASANI: Kurti Ka hequr dorë nga njohja në Ohër, ditën që ka pranuar instrumentin udhëzues për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Express: Kurti deklaroi se janë krijuar kushtet që BE-ja të heqë masat që i ka vendosur ndaj Kosovës. Si e komentoni këtë?

E. HASANI: Nuk vendos Kurti për këtë, por mekanizimi i krijuar në Ohër që mbikëqyrjen e zbatimit e zotimeve të marra nga Bruksel dhe Ohër. Ky nuk është negocim, procesi i Brukselit nuk është negocim. I tillë ka qenë deri në Ohër. Aty e tutje çdo gjë vendoset nga ata që me pajtim të palëve kanë marrë mandat për interpretim përfundimtar të dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

Express: Si e shihni të ardhmen e dialogut?

E. HASANI: Ajo që shoh është një zbatim i zotimeve të marra nga ana e Kurtit, por duke i paraqitur ato si refuzime para publikut kosovar. Ky gjoja rezistim ka për synim paraqitjen e vetvetes si një lloj viktime, për të nxjerre fytyrën para votuesit të zakonshëm, në një kohë që vazhdohet me zbatimin e zotimeve në mënyrë graduale. Unë pres tani çdo ditë koncesione për pikat problematike, siç janë zgjedhjet në veri, depërshkallëzimi, raporti me serbët lokalë dhe kështu me radhë. Krejt veprimet e Kurtit janë për t’i treguar votuesit të vet se ai është i detyruar të pranoj çdo gjë. Këtu pajtohem me Kurtin. Gjithashtu kam mirëkuptim për Kurtin për sjelljen e tij më 14 shtator: i trishtuar nga ajo që pa në Bruksel, me të drejtë nisi të mbroj pozicionin e duhur të Kosovës. Ajo që nuk pajtohem me te është se tani është vonë, këtë është dashur ta bëj në Ohër: aty dhe atë ditë ai është dashur të tregoj qartë se pa njohje të ndërsjellë de jure nuk mund të shkohet para! Megjithatë, dialogu nuk ka alternativë dhe Kurti po zbaton gradualisht zotimet që ka marrë përsipër në emër të Kosovës, sado fatale që janë për perspektivën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë