Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Skenat ku shqiptarët i gjuajnë ushtarët e KFOR’it te Ura e Ibrit do të ishin suksesi më i madh i Serbisë e Rusisë

21/08/2024 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Profesor Latif Berisha dhe koha e tij, përvojë që nuk shlyhet kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori Enver Hasani ka adresur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës dhe planeve të saj për hapjen e Urës së Ibrit pa koordinim me aleatët. Sipas tij, përplasja e kosovarëve me KFOR’in dhe Perëndim është jetike për Serbinë dhe Rusinë. Duke folur rreth hapjes së Urës së Ibrit, Hasani tha se përfitimet janë zero. Sipas tij, pushteti këtë e bën “për me e ruajt votën dhe tonin nacionalist të shqiptarëve, e që është dimensioni më i lehtë apo fusha më e lehtë ku mund të luhet politik, për dallim nga çështjet e qeverisjes ditore”. Hasani ka dhënë edhe një version për “ndarjen” e asaj pjese në vitin 1999, duke thënë se është bërë për të mbrojtur civilët dhe popullatën atje nga hakmarrja për shkak të gjenocidit të kryer nga regjimi i Millosheviqit.

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani ka deklaruar se diskutimet mbi hapjen e Urës së Ibrit në emër të shtirjes së sovranitetit janë absurde. E në veri, ai tha se asgjë nuk është në rregull duke përmendur kështu mungesën e policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë së rregullt.

“Është absurde me thënë që ura simbolizon shtrirje të sovranitetit. Shtrirje të sovranitetit nënkupton kur ti i shtrinë taksat, i shtrinë gjyqet, disiplinën publike, luftën kundër krimit. Sot për sot duhet ta pranojmë…. që ti mundesh me u mburr, problemi është qysh të sheh ai që quhet Evropë dhe Perëndim, që ne duhet me shku atje. Sipas standardeve të Perëndimit, sot Kosova ne veri nuk ka struktura të pushtetit civil, nuk ka polici të rregullit, gjyqësi të rregullt, prokurori të rregullt dhe kjo është fakt. Atje funksionin gjyqësia, policia, prokuroria me komandim, do të thotë nuk janë indigjene, siç janë në Deçan, Pejë, Graçanicë, siç janë në pjesë të tjera të Kosovës”, theksoi profesori.

Veçanërisht në veri, Hasani tha se ka mungesë totale të sovranitetit, pasi sipas tij rendi dhe ligji janë duke u mbajtur me dhunë. Kjo deklaratë erdhi nuk aluduar në ndërmarrjen e veprimeve me forca policore.

“Është standard sot ndërkombëtarë mbi bazën e të cilit ka intervenuar edhe NATO dhe e ka godit Millosheviqin. Pse? Sepse çdo herë kur zbatimi i rendit dhe ligjit shoqërohet me dhunë permanente, non stop ndaj segmentit civil e popullatës, ajo nuk konsiderohet sovranitet. Ajo konsiderohet mungesë e tij. Bota të sheh kështu. Praktikisht në Kosovë ka mungesë totale të sovranitetit në pjesën veriore për shkak se rendi dhe ligji mbahen me dhunë dhe unë kurrë nuk mundem t’u them as studentëve e as ndërgjegjes sime, me i thënë që në territorin e shtetasve të Kosovës, sepse ata fillimisht janë shtetas të Kosovës e pastaj të Serbisë.Nëse ti detyrimet e ligjit të përditshëm të rendit i zbaton çdoherë në me forcat speciale, me prokurori dhe gjyqtarë që vijnë nga jugu ajo nuk është sovranitet. Pikë. Ajo është guvernancë”, deklaroi ai në një intervistë në RTK.

E çmimin për këtë formë të qeverisjes në veri, profesori universitar tha se do ta paguajnë gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nuk mundesh ti që në emër të luftimit të krimit dhe të kriminelëve, e të kontrabandës me ushtru dhunë sistematike ndaj krejt popullsisë pa diskriminim. Në sytë e botës së qytetëruar ku po jetojmë ne sot në Evropë është çmim që do ta paguajë, unë, ti dhe krejt qytetarët e Kosovës. Në veri derisa nuk ka prokurori të rregullt, gjyqtarë të rregullt, polici të rregullt ajo konsiderohet mungesë e sovranitetit dhe dhunë sistematike bruto e shtetit sovran dhe i pavarur i Kosovës. Serbët siç komandohen një pjesë bukur e jona prej Shqipërisë, shtetit amë që është krejt normale edhe ata komandohen prej Serbisë. Ka këtu një dialog të hapur dhe problemi i shtrirjes së sovranitetit në veri, kush mendon që e shtrinë me mjete të dhunës fizike të aparatit shtetërore ai është naivi më i madh. Ajo duhet të bëhet vetëm prej procesit politik”, tha ai.

Për sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, siç po synon Qeveria, Hasani tha se nuk ka përfitime asgjë për Kosovën.

Ai këtë çështje e ka parë në tri dimensione.

E para sipas tij është dimensioni i përgjithshëm, është ai për përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy pjesëve.

“Çështja e urës është në disa dimensione. Dimensioni i parë i përgjithshëm është që lidhet me funksionin e hapjes së saj, domethënë nëse ajo ka një funksion shtesë që përmirëson jetën e qytetarëve e të Mitrovicës. Në këtë kuptim ata që nuk e njohin konfiguracionin e reliefit të qytetit, domethënë në atë drejtim nuk përmirësohet kurrgjë, sepse nuk është se zhvillohet andej një jetë kulturore, ekonomike, shoqërore e të ngjashme që kish me rrit intensitetin që mund të përçojnë përmes një ure siç është Ura e Ibrit. Në të dy anët e urës me një distancë vijë ajrore 500 metra janë dy ura tjera të cilat kalojnë dhe janë po aq madhësie, që kalojnë jo vetëm tash por gjithmonë ose së paku këto 10 vitet e fundit pas asnjë problem kanë kaluar njerëzit dhe makinat, kështu që nuk është që ka vuajtur populli për atë”, deklaroi ai në televizionin publik.

I dyti sipas tij, është ai për ruajtjen e votës dhe tonit nacionalist nga qeveria aktuale.

“Dimensioni i dytë është dimensioni simbolik që çon peshë sigurisht në çështjet politike për shkak që ai shihet çartë që bëhet për me e ruajt votën, pra pushteti e bënë atë për me e ruajt votën dhe tonin nacionalist të shqiptarëve, e që është dimensioni më i lehtë apo fusha më e lehtë ku mund të luhet politik, për dallim nga çështjet e qeverisjes ditore për shembull, çmimet, burimet e tjera të jetesës, jeta e qytetarëve, studentëve e kështu me radhë që janë të komplikuara, çështja e urës është bardhë e zi. Kështu ka qenë dhe te popujt tjera, pra çështja e nacionalizimit, simboleve të nacionalizimit”, tha ndër të tjera ai.

E për dimensionin e tretë, profesori thekson se është ai i arsyetimit zyrtar.

Ai deklaroi se edhe në rast të hapjes së Urës së Ibrit për vetura, rruga nuk të çon askund.

“Dimensioni i tretë është dimensioni i arsyetimit zyrtar. Prapë po e them te konfiguracioni. Për ata që nuk e dinë, kur të dalsh prej asaj ure nëse ke kalu me makinë, o ke me u kthy në të majtë ose në të djathtë, prapë ki me dal te këto urat tjera që i lidhin rrugët, për shkak se drejt nuk mundesh sepse s’ka qenë. Dikur ajo urë e ka ndarë qytetin kur ka shkuar drejt, që i themi ne deri tek burgu dhe pastaj për Zveçan, por ajo pjesë është bërë shëtitore. Është bërë sikur kjo e jona, domethënë është shndërruar në shëtitore dhe andej nuk mund të kalohet. Për pasojë ajo mund të jetë e dobishme për ndonjë rast ët emergjencave e kështu me radhë, përndryshe për çështjet e rutinës ditore nuk ka asnjë vlerë të shtuar, zero”, tha Hasani.

Profesori përmendi edhe një skenar që nuk do të ishte aspak i mirë për Kosovën, po i leverdishëm për Serbinë dhe Rusinë. Ky skenar sipas tij, do të ishte eskalimi i situatës në rast se ndërkombëtarët ndërhyjnë për të mos lejuar hapjen e Urës së Ibrit.

Një dhunë eventuale e përdorur nga shqiptarët ndaj KFOR-it, sipas Hasanit do të ishte një sukses i madh për Serbinë dhe Rusinë.

“Përgjatë asaj ure është ushtruar dhunë e gjenocid përgjatë shekujve. Kur ka hi Serbia në Kosovë në vitin 1918 ka hyrë përmes Urës së Ibrit, pra asaj ure. Prej asaj pjese kur e ka ripushtu Kosovën me ndihmën e francezëve. Këto gjëra duhet me i pa si pjesë të sigurisë së përgjithshme. Sot është e sigurt që Rusia dhe Serbia e kanë jetike me pas skena tek Ura e Ibrit, ku shqiptarët gjuhen me gur me KFOR-in e sulmojnë KFOR-in, e shajnë KFOR-in, e bëjnë armik KFOR-in dhe Perëndimin dhe ai kish me qenë suksesi më i madh i Serbisë dhe i Rusisë. Ata kanë frikë, siç kemi gjithë qytetarët, edhe ata në Mitrovicë sepse atje nuk ka asnjë entuziazëm përveç militantëve të caktuar partiak, sepse ata e dinë funksionin, siç e di unë të kësaj, që është zero. Problemi që ata e shohin është që në rast të një dhunë çfarëdo qoftë ajo, munden me u prish parametrat e Perëndimit me ata të popullsisë lokale. Sot për sot janë neutral”, tha ai.

Hasani ndër të tjera tha se Mitrovica është ndarë për çështje të sigurisë së mbrojtjes së civilëve pas luftës së fundit në Kosovë.

“Çështja e urës nuk lidhet me ndarje të Mitrovicës. Mitrovica është ndarë për çështje të sigurisë së mbrojtjes së civilëve serbë nga hakmarrja e popullsisë shumicë të mllefosur për shkak të gjenocidit që ka kryer regjimi serbë me të cilën serbët lokalë një pjesë mjerisht e madhe janë identifikuar edhe kisha e tyre fatkeqësisht”, tha ai. /Express/

JU REKOMANDOJMË

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër

“Hyp se t’vrava, zbrit se të mbyta”, Gola publikon video: PDK-ja dikur thoshte një gjë, sot një tjetër
15/08/2026 - 13:29

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka akuzuar deputetët e PDK-së për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se ajo që kanë deklaruar më herët nuk përputhet me atë që...

Më shumëDetails

Zhduket pa gjurmë 31-vjeçarja në Prishtinë – bashkëshorti e raportoi në Polici pesë ditë pas largimit

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/08/2026 - 13:03

Një grua nga Prishtina është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është lajmëruar. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit

Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
15/08/2026 - 12:54

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe...

Më shumëDetails

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor
15/08/2026 - 12:33

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e së martës, lidhur me situatën e krijuar politike...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kroacia 34-vjeçari nga Lipjani – arrestohet sapo zbret në Aeroportin “Adem Jashari”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
15/08/2026 - 12:14

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Kroacia dhe është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?
15/08/2026 - 12:10

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë? Gazeta Express 15/08/2026 10:38 Ukraina pretendon se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë dhjetëra mijëra...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë