Gjykata Speciale ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Në një përgjigje Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare.
“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, për gazetën express.
Thaçi sot erdhi në QKUK ku po trajtohet babai i tij.