Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje

25/03/2026 - 13:39
në Lajme
A A
Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu tregon se çfarë agiendë kanë pranuar nga Qeveria por s’po mund ta trajtojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të dalë me një vendim për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo përsëriti se i njëjti është jokushtetues, derisa shtoi se janë në pritje për hapat e mëtejshëm.

Haxhiu nënvizoi se pas publikimit të vendimit, ai duhet të analizohet dhe të kuptohet mirë, për të vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

“Uroj që sa më parë të kemi një vendim për dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë është e rëndësishme që ta shohim dhe ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë. Si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka që është në dorën time që vendi të mos shkojë më në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke kërkuar një qëndrim të përbashkët në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit. Sipas saj, ftesat e kryeministrit Albin Kurti drejtuar partive opozitare janë tregues i vullnetit për dialog.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët, të kemi një qëndrim të përafërt dhe të kemi një raport për presidentin. Sa unë kam parë edhe qëndrimin e LVV-së me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë kryetarëve të partive opozitare është shprehje e interesit dhe vullnetit, andaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët. Nuk është koha të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate”, tha ajo.

E pyetur për veprimet e saja si ushtruese e detyrës së presidentit, Haxhiu tha se shpreson se deri atëherë do të ketë president me mandat të plotë, mirëpo në të kundërtën do të ushtrojë përgjegjësitë e saja të parapara në Kushtetutë.“Uroj që të kemi një zgjidhje deri atëherë. Do të ishte shumë mirë që deri më 4 prill të kemi president të zgjedhur me mandat të plotë e jo ushtrues detyre. Por natyrisht nga rrethanat unë di t’i adresoj përgjegjësitë e mia”, tha ajo.

Këto komente Haxhiu i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën në kuadër të javës së gruas.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident

Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident
25/03/2026 - 14:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën. Lidhur me vdekjen e tyre...

Më shumëDetails

Qytetarët e Mitrovicës po e mbrojnë posterin e Thaçit dhe Veselit nga rrënimi nga pushteti i Faton Pecit (VIDEO)

Qytetarët e Mitrovicës po e mbrojnë posterin e Thaçit dhe Veselit nga rrënimi nga pushteti i Faton Pecit (VIDEO)
25/03/2026 - 14:21

Disa qytetarë kanë dalë para posterit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Mitrovicë për ta mbrojtur atë pasi para pak kohe u tentua të largohej nga aty....

Më shumëDetails

Deputeti Arian Tahiri viziton qytetarët që po e mbrojnë billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi pushteti i Faton Pecit tentoi ta rrënojë me bager

Deputeti Arian Tahiri viziton qytetarët që po e mbrojnë billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi pushteti i Faton Pecit tentoi ta rrënojë me bager
25/03/2026 - 14:12

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë menjëherë t’i vizitojë qytetarët që po e mbrojnë nga rrënimi billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në...

Më shumëDetails

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni
25/03/2026 - 14:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sëmundjet kronike jo-ngjitëse, përfshirë hipertensionin, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën
25/03/2026 - 13:56

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht kohën. Ai, ka thënë se ka bërë një hulumtim për energjinë elektrike...

Më shumëDetails

Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
25/03/2026 - 13:47

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri më sot, mbi 37 për qind e zyrtarëve publikë kanë përfunduar deklarimin e pasurisë për vitin 2025. Ndërkohë, mbi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë