Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje

25/03/2026 - 13:39
në Lajme
A A
Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu tregon se çfarë agiendë kanë pranuar nga Qeveria por s’po mund ta trajtojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të dalë me një vendim për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo përsëriti se i njëjti është jokushtetues, derisa shtoi se janë në pritje për hapat e mëtejshëm.

Haxhiu nënvizoi se pas publikimit të vendimit, ai duhet të analizohet dhe të kuptohet mirë, për të vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

“Uroj që sa më parë të kemi një vendim për dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë është e rëndësishme që ta shohim dhe ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë. Si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka që është në dorën time që vendi të mos shkojë më në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke kërkuar një qëndrim të përbashkët në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit. Sipas saj, ftesat e kryeministrit Albin Kurti drejtuar partive opozitare janë tregues i vullnetit për dialog.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët, të kemi një qëndrim të përafërt dhe të kemi një raport për presidentin. Sa unë kam parë edhe qëndrimin e LVV-së me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë kryetarëve të partive opozitare është shprehje e interesit dhe vullnetit, andaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët. Nuk është koha të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate”, tha ajo.

E pyetur për veprimet e saja si ushtruese e detyrës së presidentit, Haxhiu tha se shpreson se deri atëherë do të ketë president me mandat të plotë, mirëpo në të kundërtën do të ushtrojë përgjegjësitë e saja të parapara në Kushtetutë.“Uroj që të kemi një zgjidhje deri atëherë. Do të ishte shumë mirë që deri më 4 prill të kemi president të zgjedhur me mandat të plotë e jo ushtrues detyre. Por natyrisht nga rrethanat unë di t’i adresoj përgjegjësitë e mia”, tha ajo.

Këto komente Haxhiu i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën në kuadër të javës së gruas.

JU REKOMANDOJMË

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim
24/10/2026 - 10:18

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë “hapa konkretë” në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  “Ka edhe hapa të...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati
24/10/2026 - 10:03

Policja Bukurije Ferati ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë. Familjarët kanë njoftuar se ajo do të varroset sot në orën 15:30 në fshatin Bare të Mitrovicës. “Është...

Më shumëDetails

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora
24/10/2026 - 09:59

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë...

Më shumëDetails

Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë
24/10/2026 - 09:43

Nëntë persona, gjashtë shtetas të Kosovës dhe tre të Gjermanisë, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një aktivitet kriminal të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve. Sipas raportit...

Më shumëDetails

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë