Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: E çnderuara qeveri kërkon mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve e flet me përçmim për Enver Zymberin

13/07/2023 - 11:31
në Lajme
A A
Haxhiu: E çnderuara qeveri kërkon mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve e flet me përçmim për Enver Zymberin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në fjalën e tij sot në kuvend, qeverisë iu drejtua me “e çnderuara qeveri”, pas audio-incizimeve që tashmë kanë dalë në publik mes Mimoza Kusari – Lilës dhe Sllavko Simiqit.

Haxhiu, audio-incizimet i quajti si afera “Zdravo”, e që sipas tij, e shpërfaq fytyrën e qeverisë që siç tha, bashkëpunon e koordinohet fshehtas me Milan Radojiçiqin, transmeton klankosova.tv.

“Këta i nënshtrohen dhe përulen Radojiçiqit dhe i ofendojnë deputetët shqiptarë dhe kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve. Flasin me përçmim për heroin Enver Zymberi para përfaqësuesit të Radojiciqit, që kishte ato sulme në atë kohë”.

“Kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK-së dhe kërkesës së qytetarëve për Trustin, ku 21 mijë qytetarë dolën shesheve të Kosovës për të kërkuar tërheqjen e Trustit, e konfirmohet edhe një ndërhyrje kushtetuese që Albin Kurti, i ka kërcënuar deputetët e VV-së mos me e votu Trustin, sepse do t’i dërgojë në zgjedhje”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të tregojë se kujt po i shërben, “a po i shërben vërtetë Vuçiqit përmes Radojiçiqit, të cilit i ka krijuar favore prej se ka ardhur në krye të qeverisë”.

“Prandaj, Kurti sot përveçc që duhet të tregojë për lidhjen e tij me Vuciqin e Radojiçiqin, ai duhet të na tregojë edhe për takimin më 17 janar 2004, në fshatin e banuar me serbë në Binqë, me vëllezërit Donçiq. Cili ishte qëllimi i takimit, me kë je takuar, pse je takuar”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kurse, Kusari – Lilës i tha se me sharjet që ia ka bërë ajo në takim me Sllavko Simiqin, janë mësuar me të tilla, duke shtuar se “këta jeni ju, tradhtarë e tru shpëlarë”.

“Në fund, a e di ti se kush është Bekim Haxhiu? Është bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e mijëra ushtarëve të UCK-së. Prandaj, sa herë të na shani përpara armikut, nuk na ofendoni, por na bëni nder”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë