Pas arrestimit të Dardan Molliqajt nga policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ka sulmuar një polic në protestë, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Për ta përshkruar arrestimin e Molliqajt, Haxhiu ka përdorur me ironi një thënie, që thotë se është e kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, për rreth 10 vite, Dardan Molliqaj ishte bashkëpunëtori më i afërt i Albin Kurtit, deri në kohën kur nga Lëvizja Vetëvendosje kishin dalur shumë figura qendrore të saj.
Postimi i Bekim Haxhiut:
“”Revulucioni i ha bijtë e vet”, thënia që i përshtatet më së shumti pushtetit aktual të Albin Kurtit













