Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu i njohur ka kërkuar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ish komandanti i UÇK-së i njohur me nofkën Kamishi, ka thënë se pas testimit dhe ngjyrosjes, Ura e Ibrit duhet të hapet, përndryshe mos hapja e saj për mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000, transmeton VeriuInfo.
Postimi plotë:
Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim të automjeve.
Po bëhen disa muaj që Qeveria Kurti ka rihapur temën e hapjes se Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, por situata mbetët e pandryshuar.
Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000.












