Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar sërish bordin e SHSKUK-së për keqpërdorim, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se me vizitën e Kurtit sot ka pritur edhe shkarkimin e këtij bordi, por sipas tij kryeministri vetëm se po mbështetë duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik.
Postimi i plotë;
Menaxhmenti i korruptuar në SHSKUK nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria.
Ka tre muaj që po kërkoj përgjigje nga Qeveria në lidhje me Raportin i auditimi të SHSKUK-së për vitin 2021, ku janë evidentuar mbi 12 milionë euro keqperdorime në SHSKUK, ndërsa Qeveria hesht!
Kur pash sot në mengjes Albin Kurtin në SHSKUK, mendova se ka shku me shkarku Bordin e SHSKUK-së për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të evidentuara nga auditori.
Por Kurti e paska mbështetë menaxhmentin e korruptuar duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik.
Tani si ministër i Shëndetësisë Kurtin do ta shohim edhe më shpesh në QKUK, për ti zënë në befasi mjekët apo sigurimin fizik, për t’i amnistuar të korruptuarit të emëruar nga vetë ai.
Albin Kurti tash e 19 muaj në Qeveri ende pa asnjë strategji për zhvillimin e shëndetësisë.












