Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu u ndal në foltoren e konferencave në Kuvend, ndërsa deputetë të PDK-së dhe AAK-së shkuan aty për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Me deputetë të PDK-së që u ndalën para foltores, Haxhiu tha se po i pamundësohej mbajtja e konferencës.
“Ah paska planifiku PDK-ja me mbajt1% konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha ajo.
“Në momentin kur PDK-ja na e bën të mundur, na lejon të mbajmë konferencë, dal”, shtoi Haxhiu, duke u larguar.
Duke u larguar, deputetë të PDK-së i thirrën, duke i thënë “thirre seancën” dhe “mos ik”.












