Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar vendimin e Gjykatës lidhur me pabarazinë në faturimin e energjisë elektrike për qytetarët e vendit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas këtij vendimi Haxhiu ka thënë se qytetarëve duhet t’u kthehen paratë që ua morën me shtrenjtimin e energjisë elektrike gjatë muajve shkurt dhe mars.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Pas këtij vendimi meritor të Gjykatës , qytetarëve duhet të ju kthehen paratë që ua morrën me shtrenjtim te energjisë elektrike gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.













