Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me kërkesen e blerjes së armatimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton Veriu Info.
Ai ka thënë se e vërteta e blerjes së armatimit nga SHBA është bërë me negocimin dhe kontraktimin nga Kadri Veseli në vitin 2018, armatim ky që një pjesë e tij veçse kishte arritur në Kosovë në 2020-tën.
Haxhiu thekson se Kosova do të jetë e sigurt vetëm me antarësimin në Nato dhe aleancë të përhershme me SHBA-në dhe Be-në.
“Sikur atëherë të votohej transformimi i FSK në ushtri sot do ishim pjesë e NATO-s”-ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
E vërteta e blerjes se armatimit nga SHBA, negocimin dhe kontraktimin e bëri Kadri Veseli në vitin 2018.
Një pjesë e këtij armatimi, mjetet e blinduara “Humvee” nga SHBA kishin arritur në Kosovë me 25.07.2020.
Pse ka pasë vonesa për pjesën tjetër të armatimit duhet te japin llogaridhënie qeveritarë e sotëm.
Sot, kur dezertorët dhe sabotuesit e luftës çlirimtare flasin për luftë e kupton hipokrizin e këtij pushteti, që abuzojnë me sigurinë e vendit për populizëm elektoral.
Krahasuar me fuqinë ushtarake të Serbisë , Kosova vendi ynë do të jetë e sigurt vetëm me antarësimin në NATO dhe aleance të përhereshme me SHBA dhe BE.
10 vite me parë LVV dhe LDK nuk votuan ndryshimet kushtetuese për shëndrrimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës.
Sikur atëherë të votohej transformimi i FSK në ushtri sot do ishim pjesë e NATO-s













