
Një vendim jo fort i zakonshëm është marrë sot nga qeveria e Kosovës, themelimi i komisionit ekzekutiv për shëndetësi në krye të të cilit është vënë kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë vendim e ka kritikuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se kur ka dështim duhet të ketë shkarkim e jo Komision Ekzekutiv.
Këtë komision Haxhiu e ka quajtur institucion paralel të Ministrisë së Shëndetësisë.
“ Këto janë idetë “gjeniale” brilante të këtij kryeministri i cili dështimin e menaxhimit të Ministrisë së Shëndetësisë po mundohet ta mbulojë me komisione paralele.” – ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Ku ka dështim duhet të ketë shkarkim e jo Komision Ekzekutiv.
Albin Kurti e emroi veten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, që e themeloi si institucion paralel të Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto janë idetë “gjeniale” brilante të këtij kryeministri i cili dështimin e menaxhimit të Ministrisë së Shëndetësisë po mundohet ta mbulojë me komisione paralele.
Pas kësaj presim ta shohim Kurtin kryetar të plot komisioneve në të gjitha ministritë e dështuara për dy vite qeverisje.
Nesër Kuvendi duhet që ta formojë një Komision Ekzekutiv për t’ia kryer punët e qeverisë…!!!
Institucione të tilla paralele po formohen për të justifikuar dështimet dhe keqpërdorimet nëpër ministri, në një shtet funksional ku duhet të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi.
Për afro dy vite qeverisje Kurti nuk ndërmorri asnjë veprim për zbatim të Planit të Qeverisë në shëndetësi 2021-2025.
Pasi sot Albin Kurti ka marr rolin e ministrit të Shëndetësisë si kryesues i Komisionit Ekzekutiv të Shëndetësisë po ja rikujtoj planin e Qeverisë së tij për shëndetësi e që nuk u realizun asnjëra nga to:
– Reformim të sektorit të shëndetësisë,
– Zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse që mundëson zhvillimin e sistemit shëndetësor,
-Hartimin e Strategjisë së re të Shëndetësisë,
– Riorganizimin e sektorit të shëndetësisë,
– Rishikimin e Kornizës ligjore të sektorit të shëndetësisë, me theks të veçantë ligjin për shëndetësi,
– Funksionalizimin e kujdesit paliativ dhe do të fuqizimin e kapaciteteve të inspektimit dhe monitorimit.
– Përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.
– Rrjetëzimin e mjekëve kosovarë në mërgatë dhe ndërlidhjen me organizatat dhe odat e profesionistëve shëndetësorë, nëpërmjet programit të shkëmbimit të profesionistëve.
– Sigurime shëndetësore publike. Një nga prioritetet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor është ndryshimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor dhe fuqizimi i kapaciteteve administrative njerëzore dhe infrastrukturore në Fondin për Sigurime Shëndetësore, si kushte për fillimin e grumbullimit të kontributeve.
– Kompletimin e legjislacionit dytësor për zbatimin e lirimit nga pagesa e premiumeve, bashkëpagesat dhe bashkëfinancimin për shërbime shëndetësore, skemën e barnave jashtë spitalore, kontraktim të barnatoreve dhe trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Dhe shumë e shumë premtime tjera, por që deri tani asnjëra e realizuar.











