Ushtrusja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
Para gazetarëve, Haxhiu ka treguar se në lidhje më këtë ka pranuar një letër.
‘’Letra ka ardhur nga ushtruesi i detyrës së prokurorit, Agron Qalaj për presidentës Osmani lidhur me këtë çështje, ai nuk ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese ta bëjë këtë, këtë e bënë vetëm këshilli prokurorial, ai është organi me përgjegjësi kushtetuse dhe ligjore’’ ka thënë Haxhiu.
Këshilli Prokurorial duhet që sa më parë të shpallë konkurs dhe duhet të sigurohet që procesi të mos jetë i komprementuar’’, ka shtuar më tutje Haxhiu.













