Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, edhe njëherë ka reaguar ndaj masave të qeverisë në luftë ndaj COVID-19.
Haxhiu ka kërkuar nga qeveria që me urgjencë të rishqyrtoj dhe të largojë masat absurde, më konkret masën ku kërkohet doza e tretë e vaksinës për hyrje në Kosovë.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Qeveria e Kosovës me urgjencë të rishqyrtoj dhe largoj masat absurde kufizuese.
Si mund të kërkohet doza e tretë për të hyrë apo dalë nga Kosova kur në Kosovë me dozën e tretë janë vaksinuar vetëm 10.871 qytetarë apo vetëm 0,5% e tyre.
Vendimet apsurde të kësaj qeveria kanë sjellur reagime të shumta me plotë të drejtë.














